Shkodër/ Me 13 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet shoferi 66-vjeçar

Një 66-vjeçar ka rënë në pranga të policisë teksa po tentonte të transportonte 13 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.
Sipas burimeve të policisë, i arrestuari me iniciale A. K u ndalua në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Beltojë”, ndërsa “në mjetin e tij tip “Huyndai” ishin pasagjerë 13 shtetas të huaj (nga Bangladeshi dhe India), të cilët dyshohet se A. K. i kishte marrë në Sarandë dhe po i transportonte, kundrejt pagesës, në drejtim të kufirit me Malin e Zi, me qëllim që ata të kalonin në vendet e BE-së”.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, mjetin së bashku me 2 aparate celulare, 22 000 lekë dhe 450 euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



