Shkodër, në Teatri “Migjeni” nis festivali teatror për të rinjtë

Kulturë | 4 vite më parë

Në Shkodër Teatri “Migjeni” ka hapur dyert për spektatorët e tij të hënën me Festivalin Teatror për të rinjtë e shkollave të mesme. 

Të parët që e çelën atë ishin gjimnazistët e talentuar të “28 Nëntorit” i vlerësuar me titullin “Nderi i Kombit”.

Shfaqja komedi me titullin “Kati i 15” me regji të aktorit Fritz Selmani dhe nën interpretimin e të rinjve të kësaj shkolle zgjati përreth 40 minuta dhe spektatorët e ndoqën me interes.

Rita Gjeka, drejtuesja e teatrit “Migjeni” thotë se ky festival këtë vit vjen me risinë e zgjerimit gjeografik të shkollave pjesëmarrëse dhe gjithashtu e ndihmon teatrin për të pikasur elementë të talentuar.

Regjizori i natës së parë, Fritz Selmani, falenderon kastin e gjimnazistëve që e interpretuan mjaft mirë shfaqjen. Edhe disa nga protagonistët e kësaj nate,  ndihen falenderues për mundësinë që u është dhënë dhe shprehen se do ta vazhdojnë rrugën e aktrimit.

Ky është viti i pestë i organizimit të festivalit “Youth Theatre” dhe ai do të zgjasë gjatë të gjithë javës teksa në të garojnë 6 gjimnaze të qytetit dhe njësive administrative ku në fund do të vlerësohen nga juria e festivalit.

 

/ rtsh.al /

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme