Shkodër, nga psikologe në stiliste, historia e Melisës që hapi biznesin e saj falë programeve të vetëpunësimit

Ka përfunduar studimet për psikologji, por pasioni i Melisës mbetet stilimi dhe tendencat e modës. Ndaj, ajo zgjodhi të ndjekë një kurs stilimi, duke marrë më shumë njohuri.
Vitin e kaluar, rastësisht, nga një mik i saj, ajo u njoh me programet e mbështetjes së vetëpunësimit që ofronte zyra e punës dhe nuk nguroi të aplikojë.
E vetëpunësuar, Melisa hapi dyqanin e saj të veshjeve me qira, për të cilin shikon të ardhmen në botën e biznesit. Melisa ka një mesazh, veçanërisht për të rinjtë, të cilët emigrimin e shohin si zgjidhje të së ardhmes së tyre.
Melisa është pjesë e një grupi prej 35 përfituesish, të cilët vitin që kaloi përfituan grantin prej 500. 000 lekësh për hapje e biznesi. Ajo ka plane afatgjate dhe shprehet se veshjet e saj do t‘i stilojë vetë, në mënyre që të plotësojë kërkesat e vajzave shkodrane.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




