Shkodër/ Procesi i dezinsektimit, banorët kërkojnë ndërhyrje në zonat turistike dhe pranë kanaleve

Në bashkinë Shkodër ende nuk ka nisur dezinsektimi, ndonëse faza e parë duhet të ishte aplikuar muajin e shkuar. Banorët kërkojnë ndërhyje veçanërisht në zonat bregdetare dhe pranë kanaleve, ku edhe prania e insekteve është më e lartë.
Situata me e vështirë krahas zonave turistike mbetet pranë kanaleve ku grumbullimi i mbeturinave dhe ujërave të zeza sjell këtë situatë.
Banorët e rrugës tek ish-shtëpia e Mushkajës thonë se dezinsektimi është një nevojë emergjente pasi situata me insektet veçanërisht gjatë verës kthehet në shqetësim për ta.
Specialistët e Shëndetit Publik kanë gati pikat më kritike ku duhet ndërhyrë për dezisektimin.
Ky proces duhej të kishte nisur në muajin mars për tu aplikuar në 10 faza, çdo 3 javë.
Prezenca e mushkonjave dhe insekteve të tjera mbetet shqetësim si në zonat bregdetare po ashtu edhe në qytet.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




