Shkodra, së shpejti me terminal publik, Rama: Investimi do të shtrihet edhe në shumë qytete

Sociale | 4 vite më parë

Qyteti i Shkodrës do të ketë së shpejti terminalin e saj publik, një projekt që do të shërbejë jo vetëm për udhëtarët shqiptarë por edhe për turistët e huaj që zgjdhin të vizitojnë vendin tonë. Lajmin për projektin e rradhës e bën të ditur kryeministri, Edi Rama i cili në postimin në Facebook shprehet se investimi do të shtrihet edhe në shumë qytete të vendit.  

“Edhe Shkodra do të ketë shumë shpejt Terminalin e saj Publik, një projekt jo vetëm për udhëtarët shqiptarë por dhe për turistët e huaj, investim i cili do të vijojë të shtrihet në shumë qytete të Shqipërisë.

Viti 2023 do të shënojë një kthese të fortë në transportin publik, ku do ndërhyjmë me investime të shumëfishta në mbështetje të rrjetit të linjave ndërqytetëse, me Platformën Kombëtare eTransport, biletimin elektronik dhe infrastrukturë shërbimi”, shkruan Rama. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme