Shkolla “Emin Duraku”, xhevahiri më i ri që i shtohet Tiranës, Veliaj: Me standardet më të mira për 1200 nxënës dhe mësues

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar fotot nga shkolla e re “Emin Duraku” në kryeqytet. Ky institucion arsimor është gati të mirëpresë 1200 nxënës dhe mësues.
“Shkolla “Emin Duraku”, xhevahiri më i ri që i shtohet Tiranës, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP, me standardet më të mira për 1200 nxënës dhe mësues”, shkruan Veliaj. Kjo shkollë, e cila gjithashtu u dëmtua nga tërmeti, ka tashmë 51 klasa, 6 laboratorë, bibliotekë, si dhe dy palestra, të cilat mund të përdoren nga fëmijët jashtë orarit mësimor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




