Shkon në 49 numri i viktimave nga tërmeti në Izmir, 896 të plagosur

Thellohet bilanci i jetëve të humbura si pasojë e tërmetit në qytetin e Izmirit. Mediat turke raportojnë këtë mëngjes se ka shkuar në 49 numri i viktimave dhe 896 i të plagosururve. Ndërkohë vijojnë kërkimet nën rrënoja. “Kemi 243 pacientë në spitalet tona në vëzhgim. Mund të them se gjendja e 3 prej tyre është e rëndë. 15 pacientë i janë nënshtruar operacionit deri më tani. Nuk ka ndonjë gjendje serioze në mesin e pacientëve tanë që i janë nënshtruar kësaj ndërhyrje ” tha Ministri turk i Shëndetësisë.
Tërmeti i fuqishëm që goditi të premten e 30 tetorit Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos, kishte një magnitudë 6.6 të shkallës të Rihterit. Mediat turke thanë se tërmeti u ndje në të gjithë rajonet e Egjeut dhe Marmaras, ku ndodhet edhe qyteti i Stambollit.
Tërmeti u ndje, gjithashtu, në të gjithë ishujt lindorë grekë, dhe madje edhe në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë. Mediat greke thanë se banorët e Samos dhe ishujve të tjerë u larguan nga shtëpitë e tyre. Në ishullin Samos humbën jetën dy adoleshentë nga tërmeti, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur mes tyre dhe një shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




