Shkrimtari i njohur Fatos Kongoli feston 80-vjetorin

Në 80-vjetorin e shkrimtarit Fatos Kongoli, anëtar i Akademisë së Shkencave eshte organizuar një veprimtari për të festuar në nderim të tij, nga Botimet “Toena” dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Me pjesëmarrjen e personaliteteve të shquar të letrave shqipe dhe politikës gjithashtu u festua 80 vjetori I shkrimtarit. I pyetur për krijimtarinë e pasur te tij nga nxënës të shkollave te mesme te Tiranës shkrimtari rrëfeu lidhur me pasionin e tij në të shkruar
Në vitin 2022 Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi i shkroi një letër Akademisë Suedeze të Shkencave, në emër të Kryesisë, për ta nominuar akad. Fatos Kongolin, shkrimtar me njohje kombëtare e ndërkombëtare, si kandidat për çmimin “Nobel”.
Fatos Kongoli ka fituar tri herë çmimin “Pena e argjendtë” për librin më të mirë në prozë si dhe çmime të tjera brenda dhe jashtë vendit. Është nderuar me titullin “Kalorës i Legjionit të Nderit” nga Presidenti i Francës dhe “Mjeshtër i madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




