Shoqërimi i Belerit në Polici, Meta: U rrëmbye në mënyrë mafioze, më 14 maj i japim goditjen përfundimtare Ramës

Rrëmbim mafioz e konsideron Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shoqërimin në polici të Kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Belerit.
Meta u ka bërë thirrje qytetarëve dhe strukturave opozitare që të ngrihen në këmbë për fuqizuar në maksimum fushatën elektorale dhe të intensifikojnë kontaktet me zgjedhësit për të votuar masivisht në 14 maj.
Meta u kërkon qytetarëve që t’i japin goditjen përfundimtare Kryeministrit Edi Rama.
“Pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje!
Ky është ilaçi ndaj një Kryeministri dhe një regjimi, që po jep shpirt dhe të tmerruar nga vota e lirë.
Ndërsa SPAK nuk vepron ndaj dhjetëra Kryetarëve të Bashkive, që shkelin ligjin dhe vërtetohen si fajtorë, pas sulmeve të paramenduara dhe të inskenuara të Kryeministrit delinkuent, rrëmbehet pas mesnate në mënyrë mafioze Kandidati për Kryetar i Bashkisë në Himarë.
Të gjithë qytetarët dhe strukturat opozitare në Himarë të jenë në këmbë, të fuqizojnë në maksimum fushatën dhe të intensifikojnë kontaktet me zgjedhësit për të votuar masivisht dhe për t’i dhënë goditjen përfundimtare Kryeministrit, grabitësit dhe shkatërruesit më të madh për qëllime mafioze të pronave në Himarë dhe gjithë bregdetit të Jugut nga Vlora deri në Ksamil”, shkruan Meta në Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



