Shorti i Kupës së Shqipërisë, çerekfinalet premtojnë spektakël

Futboll Vendi | 3 vite më parë

Është hedhur ditën e sotme shorti i fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. 8 skuadrat e kualifikuara kanë qenë të ndara në 2 vazo dhe goglat kanë dhuruar disa përballje interesante.

Teuta do të sfidojë Tiranën për një vend në gjysmëfinale, ndërsa Partizani do të përballet në një sfidë të dyfishtë me Kukësin në këtë tur të turneut. Laçi-Egnatia dhe Erzeni-Vllaznia janë dy sfidat e tjera çerekfinale.

Faza çerekfinale do të luhet me system vajtje-ardhje dhe ndeshjet e para do të luhen në datat 20 dhe 21 shkurt, ndërsa takimet e kthimit në datat 5 dhe 6 mars.

Kupa e Shqipërisë-Çerekfinalet

Teuta-Tirana

Kukësi-Partizani

Laçi-Egnatia

Erzeni-Vllaznia


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme