Shpallen 100 projektet fituese të kërkimit shkencor/ Dyfishohet numri, në lojë edhe biznesi

Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit ka shpallur sot 100 projektet fituese ne fushën e kërkimit shkencor të cilat do të mbështeten me fonde nga buxheti i shtetit.
Kjo është lista e projekteve fituese në fushën e kërkimit shkencor që u shpall këtë të martë nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Janë gjithsej 100 projekte që do të përfijojnë fonde nga buxheti i shtetit me qëllim adresimin e probleme që ka shoqëria.
Projektet fituese që janë aplikuar nga petagogë me grada profesorë e doktorë janë klasifikuar në dy drejtime.90 janë projekte të kërkimit dhe zhvillimit nga universitetet të cilat fokusohen në shqetësimet e vazhdueshme për problemet e ekonomisë, shëndetit, mjedisit dhe energjisë që përjeton sot planeti ynë, ndërsa 10 janë projekte të kërkimit shkencor që zhvillohen si partneritet i universiteteve me biznesin.
Në projektet kërkimore të universiteteve 20% janë në fushën e mjedisit, 25% në fushën e bujqësisë dhe ushqimit dhe 21% në fushën e shëndetit.
Ajo që bie në sy është numri i projekteve të financuara që rezulton dy herë më i lartë se ai i vitit të shkuar.
Kërkimi shkencor në vend nuk ka vuajtur ndër vite vetëm mungesën e financimeve por edhe faktin se shumica e punëve kërkimore që janë bërë në vend kanë qenë abstrakte dhe nuk kanë adresuar problemet që ka shoqëria.
Kërkimi shkencor në vend është bazuar në tre kolona kryesore, ku përfshihen fondet që vijnë nga AKKSHI, aplikimet që bëhen për projektet e huaja dhe granti që ka vetë universiteti.
Zakonisht të gjitha projektet janë mbështetur në dy kolonat e para. Shpallja e projekteve fituese është përshëndetur edhe nga ministrja e Evis Kushi e cila u ka uruar suksese kërkuesve shkencor.
Gazetare: Sonila Mlloja
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




