Shpërndarja e librave shkollorë/ Në Kukës është bërë furnizimi me tekstet e përzgjedhura
Pikat e shpërndarjes së librave në Kukës janë furnizuar me ta gjithë tekstet e përzgjedhura nga Zyra vendore e Arsimit në Kukës në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave.
Nga 1 shtatori do të nisë edhe shpërndarja e tyre.
“Furnizimin e të gjitha teksteve e kam tërhequr. Më datë 1 shtator fillon shpërndarja paradite dhe pasdite sipas kërkesave të shkollave, ndaj po presim grafikun,” thotë një punonjëse përgjegjëse për shpërndarjen e librave.
Ky vit vjen me risi, pasi krahas nxënësve të klasave të para, edhe ata të klasave të dyta e të treta do të përfitojnë libra të rinj, pa qenë nevoja t’i dorëzojnë në fund të vitit.
“Klasat e para deri të nëntën do i kenë falas. Për të parat dhe të tretat nuk do të rikthehen librat. Klasat 10, 11 dhe 12 janë sipas kategorive, ndërsa të tjerët do i blejnë librat në sportele,” thotë përgjegjësja e pikës së shpërndarjes.
Përfitues nga skema mbështetëse e teksteve falas do të jenë të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare, si dhe nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm.
Në çdo shkollë do të hartohet një grafik për shpërndarjen e teksteve, për të cilin mësuesit kujdestarë do të informojnë prindërit në mënyrë që procesi të jetë sa më i rregullt.
Mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në vend do të nisë më 11 shtator.
Gazetare: Sh. Elezaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




