Shpërthen Mërtiri: Jam kërcënuar nga Foltorja!

Analisti Ergys Mërtiri ka bërë një deklaratë tronditëse nga studio e “3D” ku deklaroi se është kërcënuar nga Foltorja.
Duke iu drejtuar përfaqësuesit të “Rithemelimit”, Akil Kraja, analisti Mërtiri ka bërë deklaratën e fortë duke thënë se “në qofse kam marr kërcënim e kam marr nga ju të Foltores. Ku njerëz të Foltores më kanë kërcënuar nëpër mesazhe. Po deshe ti tregojë dhe mesazhet”.
Gjithashtu shtoi ai, “Unë personalisht nuk dal nesër në protestë për njerëzit që janë si Edi Rama që po ashtu me një gjuhë të fëlliqur sulmojnë dhe shpifin ndaj njerëzve. Nuk dal për këtë model që të zëvendësojmë një palë me palën tjetër”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




