Shpërthim me bombë në Iran, të paktën 70 viktima në përvjetorin e gjeneralit të vrarë

Të paktën 70 persona kanë humbur jetën në Iran, si pasojë e dy shpërthimeve që tronditën qytetin Kerman. Dy bomba shpërthyen pranë varrit të gjeneralit të Gardës Revolucionare iraniane Qasem Soleimani në përvjetorin e katërt të vdekjes së tij.
Transmetuesi shtetëror në Iran, Irib tha se 60 persona të tjerë u plagosën. Zëvendësguvernatori i Kermanit e konsideroi ngjarjen një “sulm terrorist”.
Qindra njerëz po ecnin drejt varrit si pjesë e një ceremonie për të përkujtuar Gjeneralin Soleimani, i cili u vra në një sulm me dron amerikan në Irakun fqinj në vitin 2020.
Soleimani shihej si figura më e fuqishme në Iran pas Udhëheqësit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



