Shqipëri – Bavari, synohet rritja e bashkëpunimit

Ekonomi | 3 vite më parë

Shqipëria dhe Bavaria kanë hapur zyrat e përbashkëta mes tyre për të promovuar marrëdhëniet ekonomike dhe politike. 

Një takim delegacionin zyrtar i Landit të Bavarisë, i kryesuar nga Ministrja e Shtetit  për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare, njëherazi dhe deputete e Parlamentit të Shtetit Bavarez, Melanie Huml, ka vizituar Tiranën.

Ajo është pritur nga ministrja e financave Delina Ibrahimaj. “Ngritja e Komisionit të përbashkët mes dy shteteve tona synon rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe arritjen e objektivave për përfitime të ndërsjella, duke përfshirë tregtinë dhe investimet, transferimin e teknologjisë, turizmin dhe inovacionin, etj” tha zonja Ibrahimaj.

Sipas saj “Realizimi i projekteve dhe nismave të përbashkëta do të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm, do të krijojë mundësi punësimi dhe do të përmirësojë standardet e jetesës së qytetarëve tanë”.

Nga ana e saj, Ministrja Melanie Humln shprehu vlerësimin për marrëdhëniet aktuale mes dy vendeve. Ajo theksoi interesin për forcimin dhe intensifikimin e tyre në të ardhmen, në fusha si zhvillimi ekonomik, tregtia, energjia, infrastruktura, turizmi, bujqësia, arsimi apo shëndetësia. Shqipëria, tha znj. Humln, është një vend në prosperim dhe faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe kërkojmë ta mbështesim në rrugën drejt integrimit në BE.

Gazetare Amela Koçerri

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme