Shqipëri-Itali, marrëveshje për energjinë, Balluku: Përmirësojmë rrjetin energjitik në Shkodër, Lezhë dhe Fushë-Krujë

Ekonomi | 4 vite më parë

Marrëveshja Shqipëri-Itali për një hua prej 35 milion euro e cila do të përdoret për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes është nënshkruar mes ministres së Energjisë, Belinda Balluku dhe zv.ministri i jashtëm italian, Edmondo Cirielli.

Ministrja bëri me dije se kjo hua do të bëjë të mundur përmirësimin e nënstacioneve ekzistuese, sistemin Scada dhe rrjetin e tensionit të mesëm,  në zonat Shkodër, Lezhë dhe Fushë-Krujës.

“Kjo marrëveshje konsiston në përmirësimin e sistemit të shpërndarjes, konkretisht në zonën e Shkodrës, Lezhës dhe Fushë-Krujës, me fokus kryesor përmirësimin e nënstacioneve ekzistuese, sistemin Scada dhe rrjetin e tensionit të mesëm, duke i ofruar kështu mundësi agjencive shtetërore, ndërmarrjeve shtetërore, por edhe atyre private që të ofrojnë një shërbim cilësor në furnizimin e energjisë elektrike”, tha Balluku.

Ndërkohë që zv.ministri italian, në fjalën e tij theksoi se marrëveshje të tilla ndihmojnë vendin tonë në përmirësimin e mëtejshëm në rrugën drejt Integrimit Europian.

Në vitin 2013 humbje teknike ka qenë mbi 45% ndërsa sot humbjet në rrjet janë ulur përmes investimeve në 19.7%.

/rtsh/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme