Shqipëri-Maqedoni, bashkëpunim në lehtësimin dhe tërheqjen e investimeve të huaja

Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, Sokol Nano, mirëpriti të enjten në një takim drejtorin e Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të Maqedonisë së Veriut, Gazmend Abdija, njofton agjensia në rrjetet sociale.
Takimi u zhvillua në kuadër të thellimit të bashkëpunimit mes institucioneve.
Gjatë takimit bashkëbiseduesit ndanë përvojën e tyre në lehtësimin dhe tërheqjen e investimeve të huaja, si dhe mbi realizimin e projekteve të investimeve të përbashkëta.
Në përfundim të takimit, zoti Nano dhe zoti Abdia ranë dakord mbi organizimin e një takimi të ardhshëm në Shkup, për t’u njohur nga afër me funksionimin e Invest North Macedonia dhe gjithashtu me operimin e zonave të lira ekonomike në Maqedoninë e Veriut.
Marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë shumë të mira dhe janë përforcuar nga viti në vit, kjo dhe në kuadër të nismës Open Balkan.
Në nëntor të vitit të kaluar qeveria shqiptare dhe ajo maqedonase gjatë mbledhjes së përbashkët në Shkup firmosën 21 marrëveshje mes tyre, ku u ra dakord për të bashkëpunuar në shumë fusha.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




