Shqipëri-Moldavi përballen sot në “Air Albania”, akset që bllokohen

Aktualitet | 3 vite më parë

Në stadiumin “Air Albania” do të luhet ditën e sotme (17 qershor) ndeshja Shqipëri-Moldavi në orën 20:45 e vlefshme për kualifikueset për Evropianin 2024. Për mbarëvajtjen e ndeshjet policia ka ndërmarrë një plan masash, ku shumë akse në kryeqytet do të bllokohen prej orës 16:00

Nga ora 16:00 deri në përfundim të ndeshjes do të ketë kufizime qarkullimi në këto akse:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Presidencës deri te stadiumi;

-Rruga “Papa Gjon Pali II”;

-Rruga “Dervish Hima”, nga ambasada e SHBA-së deri te stadiumi;

-Rruga “Asim Zeneli”, nga ambasada e SHBA-së” deri te stadiumi;

-Rruga “Themistokli Gërmenji”;

-Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i liceut deri te stadiumi;

-Rruga “Mustafa Matohiti”, nga shkolla “Kosova” deri te stadiumi;

-Rruga “Jul Variboba”, nga posta deri te stadiumi;

-Rruga “Gjergj Filipi”;

-Rruga “ Lekë Dukagjini”, nga ish-Gardës së Republikës deri te stadiumi;

-Rruga “Avdyl Frashëri”, nga kryqëzimi i Librit Universitar deri te stadiumi.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të tjera të forta të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme