Shqipëria dhe Zvicera marrëveshje për punësimin e të rinjve

Sociale | 4 vite më parë

Shqipëria dhe Zvicera nënshkruan një marrëveshje për projektin mbi tregun e punës për të rinjtë.

Lajmin e dha në rrjetet sociale ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila së bashku me ambasadoren zvicerane në Tiranë Ruth Hubertë, hodhën firmat përkatëse.

Sipas zonjës Ibrahimaj marrëveshja e nënshkruar synon zbatimin e fazës së tretë të projektit RisiAlbania.

Përmes këtij projekti synohet këshillimi dhe mirëinformimin e të rinjve mbi karrierën, rritjen e aftësive që kërkon tregu, si dhe mbështetje që bizneset të mund të jenë më konkurrues dhe të qëndrueshëm. 

Projekti që tashmë është në fazën e fundit parashikon dhënien e një granti nga qeveria e Zvicrës në vlerën 6.9 milionë euro.

Shqipëria aktualisht ka mbi 23 për qind të popullatës në moshat 15 deri në 29 vjeç, ose mbi 660 mijë të rinj.

Punësimi i tyre vazhdimisht ka hasur vështirësi dhe mjaftë prej tyre janë larguar jashtë vendit.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme