Shqipëria do dërgojë 22 ushtarë në misionin e NATO-s në Egje

Shqipëria do të dërgojë ushtarë dhe një anije në misionin e NATO-s në detin Egje, njoftoi të enjten Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pas mbledhjes së qeverisë.
“Vendimi që morëm sot në Këshillin e Ministrave ishte për të dërguar një mision prej 22 ushtarakësh dhe një anije “Iliria” të klasit në misionin e NATO-s në detin Egje,” dha më shumë hollësi zoti Peleshi para gazetarëve.
Në vlerësimin e tij “kjo është një pjesëmarrje e rëndësishme e Shqipërisë, në kuadrin e kontributeve ne operacionet ndërkombëtare, kryesisht në kuadrin e NATO-s, por edhe të BE-së dhe OKB-së”.
Zoti Peleshi vuri në dukje se, “ne jemi aktivë në KFOR, ku është prezenca më e madhe në Kosovë, jemi prej më shumë se një viti në Bullgari me një togë, jemi ofruar për të dërguar më shumë se 100 ushtarakë në Rumani për të forcuar krahun lindor të NATO-s. Jemi prej 7 vitesh në Letoni, jemi në Irak, Egjipt, Sinaj, në Sudanin e Jugut dhe tani shtohet një mision tjetër dhe bëhen rreth 8 misione ku marrim pjesë në mënyrë aktive.”
“Angazhimi ynë në këto misione të NATO-s, na bën që të jemi jo vetëm përfitues të sigurisë, por edhe kontribues të paqes dhe sigurisë,” tha ministri Peleshi.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



