Shqipëria do të riintegrojë të miturit dhe familjet që kthehen nga kampet e luftëtarëve të huaj

Sociale | 6 vite më parë

Një memorandum mirëkuptimi mes Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Shqipëri dhe Qendrës së Koordinimit për luftimin e Ekstremizmit të Dhunshëm të Qeverisë së Shqipërisë (CCCVE), i ka hapur rrugën një procesi të moderuar riintegrimi të luftëtarëve të huaj terroristë. Memorandumi në kuadër të Projektit Rajonal të IOM Ballkanit Perëndimor është financuar nga Bashkimi Evropian dhe do të zbatohet deri në gusht 2023. Sipas tij Qeveria shqiptare përmes qendrës së porsaçme të kordinimit do të sigurojë një bashkëveprim të qëndrueshëm dhe të frytshëm midis të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë proces afatgjatë. Programi i menduar për fëmijët, gratë e burrat që kthehen nga kampet në Siri, fiton përmes këtij memorandumi harmonizimin e aktiviteteve mes  strukturave përgjegjëse. Ndërsa këta aktorë  nuk janë të gjithë të deklaruar, ajo që njihet është se bëhet fjalë për intensifikimin e përpjekjeve për një bashkëpunim maksimal të tyre në funksion të riintegrimit dhe rehabilitimit të të kthyerve nga zonat e konfliktit. Në parim memorandumi siguron asistimin e përmes psikologëve, punonjësve socialë, ndihmës humanitare dhe menaxhimit të çështjeve të qëndrueshme, siguron përfaqësues i BE në Shqipëri. Qasja miqësore ndaj të miturve dhe failjes që ofron ky dokument, presupozon hapjen e rrugës drejt vendosjes së sistemit të ri-integrimit të luftëtarëve të huaj terroristë në Shqipëri me mbështetjen e BE-së  vjen në përputhje me standardet e BE dhe të drejtat e njeriut.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme