Shqipëria e para në Europë për rritjen e fluturimeve/ Rama: Edhe tetori bum në turizëm

Aktualitet | 3 vite më parë

Organizata Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (Eurocontrol) ka renditur Shqipërinë të parën në Europë me rritje të numrit të fluturimeve gjatë muajit tetor.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar raportin e Eurocontrol ndërsa shprehet se edhe tetori shënoi një bum në turizëm duke çuar në krye të klasifikimit Aeroportin “Nënë Tereza”.

“Edhe tetori bum bum bum në turizëm si kurrë më parë, ndërkohë që Aeroporti “Nënë Tereza” vazhdon në krye të klasifikimit të Agjencisë Europiane të Trafikut Ajror, për rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve”, shkruan Rama.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se në periudhën janar-shtator, në vend kanë hyrë gjithsej 8.3 milionë shtetas të huaj, shifër kjo 29 % më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme