Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025, Shkodra Elektronike shkëlqen në skenën europiane

Kulturë | 1 vit më parë

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të Eurovision 2025, ku “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese të natës së parë gjysmëfinale, e mbajtur në Bazel, Zvicër.

10 shtetet finaliste të gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025, janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Poloni, San Marino, Estonia, Portugali, Ukraina.

Nata e parë e Eurovisionit u karakterizua nga energji dhe emocione, mes të cilëve edhe Shqipëria. “Zjerm” solli një kombinim të simbolet kombëtare dhe koncepti skenik i frymëzuar nga legjenda e Rozafës krijuan një moment magjik.

Artistët finalistë, përfshirë Shqipërinë, do të rikthehen në skenë më 17 maj, për të garuar për trofeun e Eurovision 2025.

Kryeministri Edi Rama i uroi artistët shkodranë për kualifikimin në finale, duke shtuar se ndihej “krenar për Shqipërinë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme