Shqipëria merr masa kundër murtajës afrikane të derrave

Ekonomi | 3 vite më parë

 

Murtaja afrikane e derrave është një sëmundje e cila prek derrat e butë dhe të egër, por nuk transmetohet tek njeriu. 

Specialistët theksojnë se Shqipëria nuk ka asnjë rast, por vendet fqinje si Greqia, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Moldavia janë prekur nga kjo sëmundje. 

Për këtë arsye ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural po ndërmerr hapa për parandalimin e hyrjes së furnizimeve me mish derri në pikat kufitare. 

Autoritetet shiptare thonë se siguria ushqimore është prioritet, pasi kjo sëmundje sjell dëme ekonomike për fermat që mbarshtojnë derrat, por edhe në tregun e furnizimit me mish. 

Në një mbledhje të përbashket me veterinerë fermerë nga e gjithë Shqipëria u publikua edhe programi për të ndaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje në Shqipëri.

Vitin e kaluar Shqipëria importoi mish derri nga 14 shtete, europiane dhe të rajonit. 

Në shifra vendi importon ofro 9000 ton derra të gjallë me vlerë rreth 1.5 miliardë lekë dhe rreth 11 mijë ton mish derri, në vlerë monetare prej rreth 2 miliardë lekësh. 

Mbarështimi i derrave në vend ka pasur një rënie të konsiderueshme me 21 mijë kere, duke u fiksuar në 159 mijë krerë në 2021-shin nga 180 mijë që ishin në 2017.

Përqendrimi më i madh i mbarështimit të derrave është në qarkun e Lezhës me 35,6% dhe të Fierit me 19,6% ndaj numrit të përgjithshëm të krerëve. 

 

 

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme