Shqipëria merr nesër presidencën e Këshillit të OKB, Rama takohet me Guterres: Përtej çdo imagjinate pak vite më parë

Shqipëria pritet të marrë ditën e nesërme (1 qershor) Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa kryeministri Edi Rama ka takuar sot në New York Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonia Guterres.
Me një postim në Facebook, ku ka publikuar video nga takimi me Guterres, Rama shkruan se ndjehet krenart për Shqipërinë dhe se marrja e Presidencës së Këshillit të Sigurimit në OKB është një moment historik që pak vite më parë as që mund të imagjinohej.
“New York, Kombet e Bashkuara Krenar Për Shqipërinë që nesër merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për herën e parë në histori dhe përtej çdo imagjinate të vetëm deri pak viteve më parë.
Me Sekretarin e Përgjithshëm për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS të OKB”, shkruan Rama.
Për herë të parë në këtë rol ndërkombëtar dhe për herë të parë kryesuese e radhës e Këshillit të Sigurimit, Shqipëria pritet të drejtojë një nga praktikat më të nxehta të aktualitetit ndërkombëtar, atë të debatit mbi llogaridhënien ndërkombëtare.
Televizioni publik ka siguruar dokumentin mbi të cilin do të mbahet debati i kryesuar nga kryeministri Rama me të cilin nis edhe fillimi i zbatimit të programit njëmujor të kryesimit shqiptar të Këshillit të Sigurimit. Në debat sipas dokumentit të propozuar nga Shqipëria pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Gjykatës ndërkombëtare si dhe Komisionieri i OKB-së për të drejtat e njeriut. Diskutimet janë të orientuara të sjellin mundësitë e një mekanizmi efikas e veprues të Këshillit të Sigurimit në për të sjellë përpara drejtësisë ndërkombëtare personat përgjegjës për krime lufte.
Shqipëria i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm për periudhën 2022-2023, ku ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




