Shqipëria në “ITB Berlin”, Rama takon kancelari gjerman Olaf Scholz

Sqipëria do të përfaqësohet me stendën e saj zyrtare në panairin më të rëndësishëm në botë që organizohet për turizmin, i quajtur ndryshe “ITB Berlin”, ku përmes një agjende të nivelit të lartë, me pjesëmarrës shoqata dhe turoperatorë shqiptarë, do të prezantojë potencialet në turizmin e qëndrueshëm.
Në datat 7-9 mars, përmes një programi të mirëorganizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, nën sloganin “Shqipëria-Çdo gjë që ju nevojitet është këtu”, promovohen ofertat turistike që synojnë turizmin gjithëvjetor.
Më 7 mars, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro do të priten nga kancelari gjerman Olaf Scholz, për të vijuar me takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Organziatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashivili, në mjediset e ITB Berlin.
Më tej, aktiviteti do të vazhdojë me tryeza pune e takime me përfaqësues të industrisë gjermane të turizmit, donatorë, përfaqësues të sektorit privat dhe konferencë për shtyp për mediat gjermane.
Sipas statistikave, Shqipëria arriti rekordin historik, gjatë vitit 2022, me rreth 7.5 milionë vizitorë të huaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




