Shqipëria pret nga 3 – 5 prill Forumin Ndërkombëtar të Turizmit

Ekonomi | 4 vite më parë

Shqipëria do të mirëpresë në datat 3 deri me 5 prill Forumin Nderkombëtar të Turizmit. 

Ky aktivitet ndërkombëtar i organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit do të mbledhë në Tiranë më shumë se 300 pjesëmarrës nga 40 vende të botës.  

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e vlerësoi këtë organizim si angazhim të veçantë për t’u orientuar drejt turizmit të qëndrueshëm, të përgjegjshëm dhe që respekton mjedisin.

Sipas zonjës Kumbaro  forumin e nderojnë miq të veçantë të Shqipërisë si Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit Zurab Pololikashvili dhe Zv/Presidenti Ekzekutiv i Komisionit Europian, Frans Timmermans, si dhe kolegë ministra europianë dhe përfaqësues të sektorit privat.
 
Gjatë tre ditëve të forumit, 70 folës të ndarë në 7 panele tematike do të diskutojnë tema të rëndësishme lidhur me turizmin e qëndrueshëm dhe trendet e së ardhmes së tij, si roli i qeverive, strategjitë e zhvillimit, brandimi, profesionet dhe profilet e reja të këtij sektori. 

Ky forum do të jetë edhe një mundësi për të krijuar lidhje biznesi e partneriteti, për të shkëmbyer përvoja e për t’u njohur me ofertat e tregut të turizmit.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme