Shqipëria turistike/ Rama: Për ndotësit e rrugëve, ndëshkime drastike nga viti i ardhshëm

Nga viti i ardhshëm pritet të ashpërsohet ligji për ndotjen e mjedisit dhe hapësirave publike, dhe kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se masat ndaj kundërvajtësve do të jenë drastike.
Me një postim në Facebook, kreu i qeverisë foli me përbuzje për personat të cilët po i dëmtojnë “imazhin Shqipërisë së rilindur turistike”.
Për ta ilustruar revoltën e tij, ai shpërndau fotografi që tregojnë objekte, qese, letra, kuti dhe ndotje plastike të hedhura në rrugët e vendit, ndërsa shërbimet e Bashkisë Gjirokastër dhe Autoritetit punuan për të pastruar aksin Kardhiq–Delvinë.
Në metodologjine e saj për menaxhimin e mbetjeve, qeveria Shqiptare ka vendosur tregues performance për bashkitë në funksion të rritjes së cilësisë së menaxhimit të mbetjeve.
“Rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në vendhedhje plehrash.
Në këtë kthesë të madhe historike për turizmin e për ekonominë shqiptare, NE S’DO TË LEJOJMË QË SJELLJA E EGËR E NJË PAKICE INDIVIDËSH TË PACIPË, TË DËMTOJË SHQIPËRINË E RILINDUR TURISTIKE! NJË PAKETË E RE NDËSHKIMESH DRASTIKE LIGJORE PËR HEDHËSIT E PLEHRAVE RRUGËVE, DO TË HYJË NË FUQI MAKSIMUMI FILLIMVITIN E ARDHSHËM,” shkroi kryeministri Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




