Shqiprim Arifi vendos flamurin kombëtar në Komunën e Preshevës

Rajon | 3 vite më parë

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka vendosur flamurin kombëtar për nder të festës së flamurit, 28 Nëntorit.

Arifi ka thënë se kjo është hera e shtatë që po e vendos flamurin, ndërsa ka uruar qytetarët për festën, transmeton Telegrafi.

“Për 28 Nëntor po e  vendosim flamurin kuq e zi në luginën tonë, është e shtatë herë. Jemi duke mbijetuar këtu, duke shpresuar se nuk na harroni këtu”, thotë Arifi, derisa e vendos flamurin në objektin e komunës.

/rtsh.al/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme