“Shqiptarët po sigurojnë jetën”- AMF publikon të dhënat, rritje edhe sigurimet e automjeteve dhe banesat

Ekonomi | 4 muaj më parë

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Adela Xhemali, ka raportuar në Komisionin parlamentar të Ekonomisë për ecurinë e këtij tregu në vitin 2025, ku thekoi se shqiptarët po drejtohen gjithë e më shumë drejtë sigurimit të jetës shifër e cila sipas saj është rritur me mbi 17 %.

“Numri i policave të lëshuara arriti në 1.68 milion me një rritje prej 5%. Segmenti i jetës pati një rritje më të shpejtë, 17.6%. 6% ndërsa segmenti i jo i jetës u rrit me rreth 10%”, tha Xhemali.

Megjithatë, Xhemali shtoi se sigurimet e detyrueshme vijojnë të përbëjnë pjesën më të madhe të tregut, me rreth 62% të totalit të primeve.

“Sigurimi i detyrueshëm vijon të dominojë tregun duke zënë rreth 62% të primeve. Kjo tregon se tregu ka ende hapësirë të konsiderueshme për diversifikim, sidomos në sigurimet vullnetare, sigurimet e jetës, sigurimet e pronës, shëndetit dhe produkteve të lidhura me mbrojtjen afatgjatë të familjeve dhe bizneseve“, tha ajo.

Sipas të dhënave të raportuara, primet e shkruara bruto në tregun e sigurimeve arritën në rreth 27 miliardë lekë gjatë vitit 2025, me një rritje prej 10,5% krahasuar me vitin 2024. Ndërsa numri i policave të sigurimit u rrit në 1,68 milionë, ose 5% më shumë se një vit më parë.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme