Shtohet numri i shqiptarëve që udhëtojnë

Tashmë pas pandemisë, lëvizja e qytetarëve drejt vendeve të BE por jo vetëm është rritur ndjeshëm. Përfaqësues të agjencive turistike në Fier theksojnë se situata është përmirësuar ndjeshëm ku kanë ndikuar zgjerimi i linjave të drejtëpërdrejta si dhe çmimet e favorshme të biletave të avionit.
Tashmë shqiptarët udhëtojnë jo vetëm për pushime, por edhe për biznes si dhe prej dy vitesh tashmë janë shtuar edhe lëvizjet e të rinjve, sidomos drejt Gjermanisë për arsye pune.
Destinacioni kryesor mbetet Italia, i dyti Gjermania, ndërkohë që për pushime përveç Turqisë, Greqisë janë shtuar edhe vende si Spanja, Polonia, Cekia por edhe vendet nordike.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




