Shuhet mjeku i njohur Prof. Bashkim Resuli

Mjekësia shqiptare është në zi. Një nga emrat e shquar të saj Prof. Bashkim Resuli është ndarë nga jeta njoftoi Fakulteti i Mjekësisë.
Prof.Bashkim Resuli ka dhënë një kontribut të çmuar në Katedrën e Sëmundjeve të Brendshme dhe në Shërbimin e Gastro-Hepatologjisë prej shumë vitesh si: mjek ordinator, Spitali klinik nr.1, Tirane; pedagog, Fakulteti i Mjekësisë, Shërbimi i Gastro- Hepatologjisë; shef i Departamentit të Sëmundjeve të Brendshme dhe i Shërbimit të Gastro-Hepatologjisë; shef i Sektorit të aktivitetit të sëmundjeve të brendshme (kryemjek i QSUT) etj.
Kontributi i tij është i madh në hartimin e teksteve dhe materialeve studimore për studentët e Fakultetit të Mjekësisë, në botimin e dhjetra artikujve në revista të huaja dhe në udhëheqjen e projekteve të ndryshme evropiane .
Prof. Bashkim Resuli do të jetë që sot një pedagog që do t’u mungojë studentëve, një mjek i përkushtuar që do t’u mungojë pacientëve, një mik i çmuar që do t’u mungojë të gjithëve dhe një boshllëk i përhershëm për familjarët e tij.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



