Shumë viktima nga aksidentet/ A i llogarit kush kostot e larta financiare për përgjegjësin?

Shqipëria vijon të ketë një numër të madh jetësh të humbura nga aksidentet rrugore.
Sipas Institutit të Statistikave, gjatë muajit korrik janë regjistruar 125 aksidente, kanë humbur jetën ose kanë mbetur të plagosur 165 persona.
Për periudhën janar–korrik 2023, numri i aksidenteve të raportuara është 653, me 110 viktima dhe 887 të plagosur.
Një aksident, veç pasojave materiale apo fizike, ka edhe kosto të larta financiare për përgjegjësin e aksidentit.
Dhe këtu ka dy dukuri: e para, kur shkaktari nuk është i siguruar dhe si shkaktar i dëmit duhet të marrë përsipër mbulimin e dëmit të shkaktuar; dhe e dyta, kur kompanitë e sigurimit ndihmojnë drejtuesin e automjetit shkaktar të dëmit të heqë këtë përgjegjësi nga vetja, duke i marrë përsipër mbulimin e dëmit të shkaktuar.
Këtu duhet të kuptojmë edhe limitet e dëmshpërblimit.
Për dëme pasurore, me pasojë vdekjen, dëmtime shëndetësore dhe përkeqësime të shëndetit, të shkaktuara nga një aksident të shkaktuara nga mjetet, përfshirë mjetet e paidentifikuara, dëmi financiar llogaritet deri 50 milionë lekë. Kufiri minimal i përgjegjësisë për çdo person të dëmtuar në një ngjarje të sigurimit është 20 milionë lekë.
Ligji përcakton se nëse automjeti juaj nuk ka siguracionin e nevojshëm, shkaktari i dëmit do të duhet të përballet me pasojat financiare të mësipërme, tepër të larta, që mund të çojnë në rrënim ekonomik për gjithsecilin.
Një panoramë e tillë me më shumë se 887 të aksidentuar dhe 110 të vdekur është një dëm i jashtëzakonshëm edhe për shoqëritë e sigurimit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




