Si bëhet bashkimi i PD? Nënkryetari Bylykbashi tregon mekanizmin fitues

Në PD, të gjithë flasin për bashkimin, por ai ende nuk po ndodh. Për Oerd Bylykbashin ky është një proces që do kohën e vet. Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, nënkryetari i PD, tha se procesi i bashkimit është i mirëpritir, por duhet të respektojë një parim të panegociueshëm.
Ajo që ne duhet të arrijmë është bashkimi më i madh i mundshëm i votave të opozitarëve dhe anëtarëve të PD, bazuar mbi rregullat që kemi vënë bashkë dhe mbi një parim të fortë që është vota.
Vota është ajo që do të na kualifikojë ne nesër se kush do të zgjidhet. Edhe nëse ka rezistencë ndaj votës, duhet kuptuar që mandatimi ynë duhet të kalojë permes proceve demokratike.
Ne kemi vendosur parimin e votës dhe do të punohet që të shkohet së bashku që demokratët të na thone “po, ju keni bërë detyrën tuaj në këtë mandat të vështirë, ne ju japim besim për të na përfaqëuar”.- u shpreh zoti Bylykbashi.
Ai nuk kishte një përgjigje të prerë se cila formë e bashkimit do të ishte më e mirë, me shkrirje, pa dallime, apo me fraksion, që ruan një lloj pavarësie nga qendrimet zyrtare.”Rregullat janë të rëndësishme, se kanalizojnë procesin.
Fraksionet ne i kemi të legjitimuara në statut, por ne mund të shkojmë përtej kësaj, të bëjmë një fuzionim, shkrirje reale.
U shkojmë militantëve tanë bashkë, u mbush mendjen që po bëjmë një betejë parimore, me kohesion moral dhe ata na japin mbështetjen dhe mund të mos jetë fare nevoja e fraksioneve. Megjithatë, nëse është i nevojshëm, ai është aty.”- tha zoti Bylykbashi për emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



