Si i ka marrëdhëniet Gjokutaj me Ilir Metën?

Juristi Genc Gjokutaj, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, deklaroi se ka marrëdhënie shumë të mira dhe korrekte me kryetarin e PL-së, Ilir Meta.
“Jam pro etikës. Meta është nga të vetmit që mund të presë dhe me orë për tu informuar. Unë nuk kam përvojë se ai nuk pranon këshilla. Ai është një lider politik. Nëse hy në filozofinë e tij se si duhet të bëj politikë nuk bëhet më fjalë për miqësi. Kam marrëdhënie më të mira se sa duhet. Jam jurist dhe Ilir Meta e ka kuptuar varfërinë e partive me juristë. Është handikap që partitë nuk pranojnë juristë. Nga kjo qeveri kemi mësuar se diçka që nuk bëhet me lekë bëhet me shumë lekë. Rama di të blej të vëzhgojë. Rama nuk njeh garë dhe nuk ka bërë zgjedhje në parti.”, tha Gjokutaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




