Siguria kibernetike, sfidat dhe kërcënimet/ Begaj mbledh nesër Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë më 13 qershor Këshillin e Sigurimit Kombëtar për analizën e gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballet vendi.
Mbledhja do të mbahet të martën në orën 12:00, në sallën e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në institucionin e Presidentit.
“Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon të bëjë një analizë gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim.
Institucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt Tetor 2022 dhe Janar 2023”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Në këtë mbledhje do të jenë pjesëmarrësit si më poshtë:
- Kryetari Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Zonja Lindita Nikolla
- Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Zoti Edi RAMA
- Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku
- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi
- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka
- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja
- Ministri i Brendshëm, Blediar Çuçi
- Minstri i Finacave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimi
- Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Nasip Naço
- Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben Kingji
- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku
- Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Zonja Vlora Hyseni
- Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Ferdinand Xhaferaj
- Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa
- Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




