Siguria në det, bllokohen 9 mjete. Gjobiten deri në 100 mijë lekë drejtuesit

Aktualitet | 3 vite më parë

9 mjete lundruese gomone dhe Jet ski janë bllokuar nga policia kufitare përgjatë monitorimeve për të verifikuar ligjshmërinë e posedimit dhe të drejtimit të mjeteve lundruese, si dhe për të parandaluar ngjarjet me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.

2 gomone dhe 1 Jet Ski u bllokuan në plazhin e Ksamilit, Potamit dhe në atë të Golemit, pasi u konstatuan duke lundruar në zona të ndaluara dhe për këtë shkak se përbënin rrezik për pushuesit.

Drejtuesit e këtyre mjeteve u ndëshkun me gjobë në vlerën 100 000 lekë.  Ndërkohë gjatë patrullimit në plazhet në qarkun e Vlorës,  u bllokuan 3 Jet Ski dhe 1 gomone  për shkak të mungesës së dokumentacionit,ndërsa u ndëshkuan me 10 mijë lekë gjobë drejtuesit e tyre.

Në portin e Durrësit policia kufitare bllokoi 2 skafë për shkak të tejkalimit të afatitt për regjistrim, vepër për të cilën 2 drejtuesit u ndëshkuan me 20 mije lekë gjobë.

Kontrollet e shtuara vijnë në kuadër të masave marra nga policia e shtetit për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Gazetare: Heriselda Dyrmishi

/rtsh.al/

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme