Siguria në plazhe, vihen në lëvizje autoritetet e Lezhës. Mungonin vrojtuesit, gjobiten 2 subjekte

Aktualitet | 3 vite më parë

Siguria në plazhe ka vënë në lëvizje autoritetet përgjegjesë në Lezhë. Pas paralajmerimeve të bërë gjatë javes që lam pas, task-forca e turizmit në Bashkinë Lezhë i rikthye në terren së bashku me Agjensinë Rajonalë të Bregdetit.

Monitorimi nisi nga bregdeti i Tales, ku gjatë ditës së hënë u gjobiten dy subjekte që shfrytëzojnë plazhin, pasi mungonin vrojtuesit dhe kushtet e sigurisë të përcaktuara me ligj.

Drejtori i Turizmit në Bashkinë Lezhë Renaldo Xhanaj thotë se nuk do të ketë tolerime ndaj shkelesve të ligjit, ndërsa në të njejten linjë ishte dhe Drejtori i Policisë Bashkiake Leonard Palaj.

Në bregdetin e Lezhës janë rreth 110 stacione plazhi të cilët shfrytëzohen nga privati, ku pavarësisht permiresimit të situatetes sërish nuk mungojnë problematikat përsa i përket sigurisë.

Gazetare: Amela Kaçorri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme