Sigurim i detyrueshëm për banesat

Kompania e sigurimeve i bënë thirrje qeverisë që cdo banese të jetë e siguruar nga përmbytjet termeret dhe cdo fatkeqësi tjetër natyrore. Kompania e sigurimeve eurosig beri te ditur se Sigurimi i pronës është 50 euro me dëmshperblim deri në 100,000 euro. Ndërkohë Presidenti i Eurosig, Kadri Morina tha se kompania Eurosig ka paguar 2,6 milione euro për permbytjen që iu shkaktua kompanise italiane që po ndërtonte By Pass-in e Fierit.
Vetëm 0.2 % e pronave në vend janë të siguruara, edhe ato janë pergjithesisht të detyrueshme për shkak të kredive që marrin klientet nëpër banka.
Shqipëria është mjaft e ekspozuar ndaj katastrofave natyrore, por sigurimet ndaj pronës janë në vendnumëro. Në cdo vend të botës kompanitë e sugurimeve janë ndër katër shtyllat e zhvillimit të një shteti.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




