Sigurimet Shoqërore, në 2024-ën pritet nënshkrimi i marrëveshjeve të reja

Sociale | 3 vite më parë

MEPJ njofton se po punon në mënyrë proaktive për të krijuar partneritete të reja ekonomike e për të tërhequr sa më shumë projekte e investime të huaja, bëhet e ditur në një njoftim të saj. 

Vëmendja është përqendruar edhe në nënshkrimin e marrëveshjeve të reja për sigurimet shoqërore.

Gjatë vitit të të kaluar u nënshkruan edhe marrëveshjet për sigurimet shoqërore me Bullgarinë, Kroacinë dhe Malin e Zi. Në prag finalizimi marrëveshja për sigurimet shoqrërore me Italinë, si dhe vijojnë bisedimet teknike me Serbinë, Greqinë, Poloninë, Spanjën dhe Moldavinë.

Nga nënshkrimi i këtyre marrëveshje do të përfitojnë shumë shtetas shqiptarë që gjenden si emigrantë  veçanërisht në Greqi dhe Itali.

/ rtsh. al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme