Sigurimi i banesave dhe bizneseve, vetëm 5% e pronave në Korçë janë siguruar

Në Korçë regjistrohen shifra të ulta të sigurimit të banesave dhe bizneseve nga zjarret dhe tërmetet.
Në shifra absolute nga rreth 20 mijë objekte janë siguruar vetëm 1.000. Prej tyre 600 kanë sigurim të detyruar si kolateral për kreditë e marra në banka.
Pavarësisht dëmeve të mëdha dhe të pariparueshme të shkaktuara shpesh nga zjarret dhe tërmetet nga këto dy fenomene, njerëzit vazhdojnë të mos jenë të ndërgjegjësuar për të siguruar pronat e tyre.
Artur Balli, specialist sigurimesh, thotë se trendi i sigurimit të banesave dhe bizneseve nga viti në vit është në rritje, por kjo është tepër e vogël në raport me atë që pritet.
Si arsye ai veçon mungesën e kulturës së sigurimeve tek qytetarët të cilët nuk e planifikojnë në shpenëzimet e tyre sigurimin e banesave.
Nga ana tjetër edhe çmimet e primeve për sigurimin e banesave në kompanitë private të sigurimeve nuk janë të arsyeshme kundrejt përfitimeve në raste fatkeqsish.
Gazetare: Heriselda Dyrmishi
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




