Sigurimi i pensionit të pleqërisë – Të vetëpunësuarit në bujqësi, interes të lartë për pagesën e kontributeve

Sociale | 3 vite më parë

Të vetëpunësuarit në bujqësi kanë treguar interes të lartë, për pagesën e kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për të siguruar një pension pleqërie.

Specialisti Riza Ashimi bën me dije se masa e kontributit varet nga vendbanimi i të vetëpunësuarve.

“Masa e kontributit është shumë e vogël, rreth 65 përqind përballohen nga buxheti i shtetit dhe ata paguajë vetëm 35 përqind ndërkohë që përfitimet i kanë të njëjta me një të vetëpunësuar apo një të punësuar në sektorin publik apo privat.

Masa e kontributit sot është 38 mijë e 400 lekë për zonat fushore dhe 27 mijë e 900 qind lekë për zonat malore ku përshihet rrethi i Kolonës.

Çdo ditë që vonohet në pagesën e kontributeve, rritet kamat vonesa dhe ata do të paguajnë më shumë” deklaron Ashimi.

Për periudhën janar-mars të këtij viti janë regjistruar 1780 kontribues në Institutin e Sigurimeve Shoqërore në Korçë ndërsa gjatë vitit që lamë pas numri i kontribuesve të vetëpunësuar në bujqësi ka qenë 4365 mijë.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme