Simeone: Joao Felix, Messi i ri? Jo, Joao është Joao

Duke folur në konferencën për shtyp, në prag të sfidës me Barcelonën, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka folur dhe për Joao Felix. Mund të jetë pikërisht ai Messi i Colchoneros? “Joao do të jetë Joao. Gjithcka që bën, është me emrin e tij. Ritet cdo ditë, na bën të lumtur dhe të emocionuar”.
Simeone ka folur dhe për mungesat e shumta që do të ketë në sfidën me katalanasit, për shkak të Covid-19 apo dhe dëmtimeve të pësuara në ndeshjet me përfaqësueset. Do të mungojë Luis Suarez, por edhe Torreira, Herrera e Manu Sanchez. “Nuk më takon mua për protokollet, të cilat janë ato që na i bëjnë gjërat më të lehta në këtë situatë. Në lidhje me dy lojtarët që kanë rezultuar pozitivë(Suarez e Torreira), jemi pjesë e klubit dhe mund të ndodhë me këdo”.
“Në këtë sfidë do luajmë me lojtarë të tjerë dhe do të presim që Luis e Lucas të shërohen. Në këto momente historike, këto gjëra ndodhin, na kanë ndodhur edhe neve”, ka deklaruar trajneri i Atletico Madrid.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




