Simeone, sulm ndaj VAR: Mendojnë vërtet se ne jemi të gjithë

Diego Pablo Simeone kritikon VAR. Pas polemikës në lidhje me ndeshjen mes Real Madridit dhe Almerias, trajneri i Colchoneros tha në një konferencë shtypi: “A mendojnë vërtet se ne jemi të gjithë budallenj?”. Simeone, i cili eliminoi Realin në raundin e fundit të Kupës së Mbretit, i rikthehet polemikave lidhur me publikimin e audios mes dhomës VAR dhe arbitrit të ndeshjes. “Problemi nuk është se është publikuar kjo audio – deklaron ai – problemi është se çfarë thanë arbitri dhe VAR-i me njëri-tjetrin”.
Trajneri i Atletico Madridit, për klasën e arbitrave spanjollë: “VAR-i i përmirëson, por edhe i ekspozon. Sigurisht që po kalojnë një periudhë presioni të fortë, por gjithmonë ka situata që shkaktojnë diskutime”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




