Sindikatat dhe qeveria franceze prezanton masat për zbutjen e protestave të fermerëve

Dy sindikatat më të mëdha të fermerëve në Francë iu ka bërë thirrje këtyre të fundit që t’i japin fund protestave pasi qeveria franceze ofroi lëshime të reja për fermerët që kanë kohë që bllokojnë rrugët kryesore kombëtare me traktorë dhe kamionë në shenjë proteste ndaj rritjes së taksës mbi karburantet si dhe taksave të tjera, konkurrencës së pandershme nga produktet që vijnë nga vende të tjera , rritjes së kostos së prodhimit dhe rregulloreve ambientaliste.
Në një dalje për mediat, kryeministri Gabriel Attal u shpreh se dëshironte të njihte më mirë profesionin e fermerëve, t’i mbronte ata nga konkurrenca e padrejtë dhe t’i rikthente sërish vlerën prodhimeve agrobujqësore franceze.
Attal paraqiti një sërë masash mes të cilave një fond prej 150 milionë eurosh që do t’i jepet çdo vit mbarështuesve së gjësë së gjallë dhe ndalimin e importeve të ushqimeve që janë trajtuar me tiakloprid, një pesticid përdorimi i të cilit është ndërkohë I ndaluar në Francë.
Kryeministri francez gjithashtu u zotua të siguronte një përkufizim më të qartë evropian të mishit që kultivohet në laborator, një teknologji ende të fillimet e saj, që është një nga produktet që kundërshtohet fuqishëm me fermerët së bashku me qumështin me bazë bimore dhe zëvendësuesi e mishit.
Ministri I financave Bruno Le Mare, u shpreh se të gjitha supermarketet e mëdha do t’iu nënshtroheshin kontrolleve financiare për sa i përket përputhshmërisë së tyre me një ligj që supozohet të sigurojë çmime të drejta për prodhimet e fermerëve.
Ndërsa ministri i bujqësisë Marc Fesneau tha se do të kishte një ndërprerje në planin kombëtar të Francës për reduktimin e përdorimit të pesticideve, derisa ai t’iu nënshtrohej amendamenteve dhe të thjeshtohej. Protesta të fermerëve u mbajtën të enjten edhe në vende të tjera evropiane, si Portugali, Spanjë, Itali dhe Greqi kundër rritjes së kostove të prodhimit dhe marrëveshjes së gjelbërt evropiane.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




