Sistemi Bonus – Malus, ligji i sigurimeve në kuvend

Sociale | 6 vite më parë

Projektligji i sigurimit të detyrueshëm  eshte depozituara tashme ne kuvend ne pritje te miratimit te tij. Nje nga ndryshimet qe pritet te sjelle miratimi i ketij projektligj eshte  vendosja e sistemit  Bonus-Malus. Ky  është një sistem qe  nivelin e primit të sigurimit të automjetit, e bazon në historinë e kërkesave të të siguruarit. 
Të gjithë mbajtësit e polisave të cilët nuk kanë shkaktuar aksidente brenda një viti do të përfitojnë nga bonusi i cili do të zvogëloj nivelin e primit të sigurimit të tyre për vitin e ardhshëm. 
Rëndësia e këtij sistemi është se nga Bonusi do të përfitojnë shoferët e mirë dhe të disiplinuar dhe ata që janë të kujdesshëm ë trafik. Por në të njëjtën kohë nëpërmjet malusit do të jenë në disavantazh shoferët e papërgjegjshëm që shkaktojnë aksidente. 
Por  ne kete projektligj ne nenin 7 te tij theksohet se Shoqëria e sigurimit i përcakton vetë tarifat e primit të sigurimit të detyrueshëm për mjetet motorike, duke marrë parasysh faktorët e riskut. Detyrimi i shoqerise eshte njoftimi i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare të paktën 30 (tridhjetë) ditë përpara aplikimit të tarifave të reja të primit. Tarifat e primit të sigurimit të detyrueshëm nuk mund të ndryshohen më shumë se dy herë brenda një viti kalendarik. Shoqëria e sigurimit mund të përfshijë sistemin bonus-malus në përcaktimin e tarifave të primeve të sigurimit të përgjegjësisë së të siguruarit për dëmet e shkaktuara palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti motorik, me përjashtim të policës kufitare dhe të kartonit jeshil. Autoriteti përcakton parimet e sistemit bonus-malus, kategoritë e mjeteve ku zbatohet, si dhe të dhënat e nevojshme për zbatimin e këtij sistemi. 
Qe nga 1 prilli i vitit 2019 ka nisur të mbahet baza e të dhënave për aksidentet. Kjo do t’iu shërbejë kompanive të sigurimit që të përllogarisin në mënyrë “të personalizuar” primin e sigurimit për çdo drejtues mjeti. Nisma per ndryshime eshte marre qe prej prillit te vitit 2013 nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme