Situata e tensionuar në Kosovë, Borrell: Përforcojmë me trupa shtesë njësinë policore të EULEX

Misioni të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i janë bashkuar trupa shtesë, me qëllim vijimin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë, në një kohë kur situata në Kosovë është shumë e tensionuar.
Lajmin e ka bërë me dije përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, nëpërmjet një postimi në Twitter, i cili thekson se EULEX do të përmbushë detyrën e tij për të garantuar sigurinë.
“Në këto kohë të tensionuara, Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX përmbush detyrën e tij për të garantuar sigurinë. Xhandarmëria karabiniere ka zbarkuar sonte për të përforcuar përkohësisht njësinë policore të EUELX. EULEX-i do të vazhdojë të mbështesë një mjedis paqësor dhe të sigurt”, shkruan Borrell.
Tensionet në veri nisëm që pas planit të qeverisë së Kosovës për të implementuar reciprocitetin e targave duke bërë që Lista Serbë të largohet nga Kuvendi dhe të dorëzojë mandatet. Kryeministri Albin Kurti reagoi duke akuzuar Serbinë se po kërkon të destabilizojë Kosovën dhe se ka refuzuar plani franko-gjerman.
Propozimi i Francës dhe Gjermanisë kërkon që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




