Situata në rajon dhe veri të Kosovës, Rama takim bilateral me Presidentin Erdogan në Lituani

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim bilateral këtë të mërkurë (12 korrik) në Vilnius, Lituani me Presidentin e Turqisë, Tayip Erdogan. Situata në Ballkanin Perëndimor dhe kryesisht në veri të Kosovës, ka qenë kryefjalë e bisedës me tyre.
“Në Vilnius, Lituani, me Presidentin Erdoğan, në takimin bilateral për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook, teksa publikon dhe disa foto nga takimi.
Dy liderët, Rama dhe Erdogan, ndodhet në Vilnius, Lituani në kuadër të punimeve të Samitit të NATO-s, në të cilin u trajtuar 32 çështje nga 31 liderët e vendeve anëtare të NATO-s.
Sikurse bëri me dije gazetarja Denada Shkodrani për RTSH 24, Presidenti Erdogan gjatë samitit të NATO-s ka marrë angazhimin për të qenë sërish ndërmjetës mes Rusisë dhe Ukrainës për zhbllokimin e embargos ndaj drithërave dhe veçanërisht grurit.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




