Situata në veri/ Begaj: Aktorë keqdashës kërkojnë destabizilizimin e rajonit. Novak: Të arrihet paqja Kosovë-Serbi

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur besimin se brenda 2023-shit do të mbahet takimi i dytë në Shqipëri i Konferencës Ndërqeveritare të BE-së.
Gjatë fjalës së tij në konferencës e përbashkët që mbajti me homologen hungareze, Begaj falënderoi Hungarinë për mbështetjen që i dha vendit tonë për integrimin europian.
“Kemi hyrë në 100 vjetorin e dytë të marrëdhënieve diplomatike, ato datojnë që nga mesjeta. Hungaria ka mbështetur integrimin e Shqipërisë dhe vendeve të BP. E falënderova miken hungareze për mbështetjen për konferencën ndërqeveritare në korrikun e vitit të shkuar
Shpreha besimin se brenda këtij viti do bëhet e mundur mbajtja e takimit të dytë. Mbështetja që Hungaria i dha kandidaturës së Shqipërisë për të qenë anëtare jo e përhershme në këshillin e sigurimit në OKB gjatë 2022-2023”, tha Begaj.
Ky i fundit është ndalur dhe te situata në veri, ku u shpreh se aktorë keqdashës kërkojnë destabilizimin e rajonit. Ai vuri theksin te rëndësia e dialogut Kosovë-Serbi.
“Nënvizova rëndësinë gjeopolitike që ka rajoni, ku aktorët keqdashës kërkojnë destabizilizimin e tij duke u ndalur te rëndësia e dialogut mes Kosovës e Serbisë. Hungaria është prezentë në rajon me investime”, theksoi Begaj.
Në të njëjtën linjë me Begajn, ishte dhe presidentja e Hungarisë, e cila bëri thirrje për depërshkallëzim të tensioneve në veri.
Ndalur te dhuna ndaj 30 ushtarëve të KFOR, 19 prej të cilëve ishin hungarezë, Novak kërkoi që akte të tilla të mos përsëriten më kurrë, ndërsa i ka falënderuar trupat për guximin e treguar.
“Shumë shpejt mund të përshkallëzohet situata në Kosovë. Bashkë me presidentin jemi interesuar në de-përshkallëzim dhe kemi parasysh paqen dhe stabilitetit e Kosovës dhe rajonit.
Mbi 400 trupa në Kosovë, falënderoj presidentin për shprehjen e keqardhjes dhe uroj një shërim sa më shpejt të ushtarëve.
I falënderoj për bujarinë dhe guximin dhe shpresojmë të mos ketë më asnjë situatë të tillë dhe situata në Kosovë të qetësohet e të gjendet rruga drejt një paqeje afatgjatë”, tha Novak.
Kjo e fundit siguroi vijimin e mbështetjes së Hungarisë në procesin e integrimit të Shqipërisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




