Skandali me mbetjet buzë rrugës në Llogara/ Balla: Policia ka proceduar penalisht 3 persona

Aktualitet | 3 vite më parë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shpërndarë një video ku duken një “mal” mbeturinash në Parkun e Llogarasë.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla e quajti hedhjen e mbeturinave një akt barbar kundër mjedisit dhe turizmit, ndërsa ka deklaruar se Policia e Shtetit ka proceduar penalisht tre persona mbi ngjarjen.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla

Policia e Shtetit po kryen detyrat e veta për ta mbrojtur mjedisin. Hedhja e mbetjeve si në videon më poshtë👇🫣 në Parkun e Llogarasë është një akt barbar kundër mjedisit dhe turizmit. Policia e Shtetit ka proceduar penalisht tre persona, administratorë të njësive trgëtare të zonë. Ju lutem na ndihmoni t’i denoncojmë këto raste dhe t’i tregojmë shkelësve se penalitetet janë të rënda.

 

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme